-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje të denduara shiu dhe përmbytje, jo zonat ku situata është më kritike

Kryesoret

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar problemtika të madha në pjesën më të madhe të vendit, situata vijon të jetë kritike në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat.

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë sërish rritje të prurjeve nga disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Më konkretisht, sipas Mbrojtjes, në qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në zonat Ana e Malit dhe Dajç. Në Durrës, zona më e prekur, janë konstatuar dëme në 1 711 banesa, janë evakuuar 851 persona ndërsa rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prej ditësh nën ujë, kryesisht në Sukth dhe Katund të Ri.

Në qarkun Lezhë, ka prani uji në disa banesa, rritje të nivelit të lumit Mat për shkak të shkarkimeve nga HEC-et dhe probleme me hidrovorin e Gocajve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Në qarkun Gjirokastër, janë shënuar rrëshqitje dherash në disa akse rrugore. Po ashtu edhe në Dibër, raportohen rrëshqitje dherash dhe probleme lokale në qarkullimin rrugor. Në Berat, rritja e prurjeve të lumit Osum ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore. Po ashtu edhe në Elbasan, prurjet e rritura të lumit Devoll kanë përmbytur sipërfaqe bujqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit