Interi dhe Napoli po përballen në një duel të fortë në krye të Serie A, me sfidën që aktualisht është në barazim 1-1.
Zikaltërit kaluan në avantazh herët me golin e Dimarcos në minutën e 9-të, por Napoli reagoi shpejt duke barazuar me McTominay në minutën e 26-të.
Interi hyn në këtë përballje si kryesues i kampionatit, pas gjashtë fitoresh radhazi dhe një forme solide mbrojtëse, ndërsa Napoli kërkon të qëndrojë në garën për titull pas disa rezultateve jo të qëndrueshme në javët e fundit.
Ndeshja mbetet e hapur dhe vendimtare për ecurinë e garës për titullin kampion në Serie A.









