-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e PD akuzojnë bashkinë për neglizhencë në përmbytjet e Ana e Malit

Kryesoret

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan këtë të dielë një inspektim në zonën e përmbytur të njësisë Ana e Malit, ku konstatuan një situatë më të rëndë nga sa raportohet zyrtarisht.

Deputeti Luçiano Boçi deklaroi se sipërfaqja e përmbytur arrin rreth 1 mijë hektarë, sipas banorëve, duke akuzuar bashkinë për raportime të rreme dhe shmangie të përgjegjësive. Ai hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Benet Beci dhe kërkoi më shumë investime, ndërsa u shpreh se dorëheqja e tij duhej të ishte dhënë më herët, në lidhje me akuzat e SPAK.

Deputeti Bardh Spahia theksoi mungesën e vëmendjes së institucioneve ndaj banorëve të prekur, ndërsa deputetja Greta Bardeli u ndal te çështja e dëmshpërblimeve, duke kujtuar se PD ka propozuar vazhdimisht dyfishimin e tyre.

Gjatë vizitës, deputetët u takuan me banorët e zonës, të cilët u ankuan për mungesë mbështetjeje nga bashkia. Situata në Ana e Malit vijon të mbetet e vështirë, me qindra hektarë tokë nën ujë dhe dëme të mëdha në bujqësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit