Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se ka rënë në pranga autori i aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe që rezultoi me humbjen e jetës së shtetasit E. P., 60 vjeç.
Policia bën me dije se arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.









