-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje të dendura të dëborës në Dibër, mungesë e energjisë elektrike

Kryesoret

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së djeshme, në shumë zona mungon energjia elektrike.

Trashësia e borës në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr ka kaluar mbi 40 centimetra. Bashkia Dibër po punon intensivisht për hapjen e rrugëve drejt fshatrave, megjithatë në këto momente raportohet se ende ka fshatra të izoluara.

Në qytetin e Peshkopisë, trashësia e borës arrin rreth 20 centimetra.

Rruga Peshkopi–Kukës kalohet vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi të mëdha.Rruga Peshkopi–Tiranë është e qarkullueshme pa zinxhirë. Në të gjithë qarkun, strukturat përkatëse po vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve rurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit