Sot është mbajtur seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Meta është në paraburgim për më shumë se një vit, ndërsa Kryemadhi është paraqitur në gjykatë duke buzëqeshur, por pa bërë asnjë koment për mediat.
Avokati i Kryemadhit, Kujtim Cakrani, i tha gazetarëve se do të fliste pas seancës.
Çështja vazhdon të shqyrtohet nga GJKKO.









