-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri në Lezhë, Policia: Dy kushërinj dhunohen nga vëllai i ish-deputetit dhe djali i tij

Kryesoret

Një sherr ka ndodhur në një lokal në Lezhë, ku kanë mbetur të plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij, Gj. M. Sipas policisë, rreth orës 12:30, dy kushërinjtë janë konfliktuar me Gëzim Ndokën, vëllain e ish-deputetit të PS-së, dhe djalin e tij, K. N., për motive të dobëta.

Pas incidentit, Marku dhe kushëriri i tij janë dërguar për mjekim dhe kanë paraqitur ankesa se Ndoka dhe djali i tij ishin të armatosur.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e dy të dyshuarve dhe vijon hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit