Sali Berisha, lideri i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike, po zhvillon një takim me qytetarët dhe simpatizantët e PD-së në Lezhë, në kuadër të turit të tij “Foltorja”.
Ky aktivitet do të mbahet sot në orën 17:30 dhe do të shënojë 35-vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet, një moment i rëndësishëm për strukturat e partisë dhe komunitetin politik të Lezhës.









