Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi se në javët e ardhshme do të diskutohet për hapat e ardhshëm në lidhje me sigurinë në rajonin e Arktikut, pas shqetësimeve të ngritura nga presidenti amerikan Donald Trump për mundësinë e kalimit të Grenlandës nën kontrollin e SHBA-së.
Gjatë një konference në Bruksel, Rutte theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve anëtare të aleancës për këtë çështje.
Ndërkohë, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka shprehur qartë qëndrimin e tij se Grenlanda nuk dëshiron të vihet nën sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.
Ai konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Danimarkën dhe theksoi se Grenlanda nuk është për shitje, duke përsëritur se mbështeten në aleancën e NATO-s dhe qëndrojnë të bashkuar me Mbretërinë e Danimarkës.









