-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka: Do të forcojmë praninë ushtarake në Groenlandë

Kryesoret

Danimarka njofton se do të “forcojë praninë e saj ushtarake në Groenlandë” dhe po zhvillon “dialog të vazhdueshëm” me NATO-n, për të forcuar praninë e aleancës në Arktik.

Deklarata u bë nga ministri danez i Mbrojtjes për AFP ditën e sotme, më 14 janar, duke reaguar ndaj kritikave amerikane dhe pohimit të presidentit Donald Trump për ta blerë ishullin.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë praninë tonë ushtarake në Groenlandë, por gjithashtu do të këmbëngulim brenda NATO-s për më shumë ushtrime dhe një prani të shtuar të NATO-s në Arktik”, shkroi Truls Lund Poulsen, në një deklaratë për Agence France-Presse.

Kjo deklaratë erdhi vetëm disa orë para takimit midis groenlandezëve, zyrtarëve danezë dhe amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, mbi të ardhmen e territorit autonom danez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit