Reali i Madridit u trondit nga Albacete, një skuadër e Divizionit të Dytë të futbollit spanjoll që e eliminoi në raundin e 1/8 të finaleve të Kupës së Mbretit me rezultatin 3-2. Aventura e trajnerit të ri Alvaro Arbeloa nis në mënyrën më të keqe.
Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Ligës në derbin londinez me Chelsea në Stamford Bridge të cilin e mundi me rezultatin 3-2.
Bayern Munich arriti një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Köln-it në Bundesligë, duke zgjatur serinë e ndeshjeve pa humbje ndaj Die Geißböcke në 22 përballje radhazi, një ecuri që vazhdon që nga shkurti i vitit 2011.
Interi i drejtuar nga Cristian Chivu mori një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecces duke fituar 1-0 në ndeshjen e rikuperimit të javës së 16-të të Serie A. Napoli barazoi pa gola me Parmën.









