Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 45 vjeçar nga Levani i Fierit, i moshuari kishte dalë për të punuar tokën.
Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.









