Pas përmbytjeve të ditëve të fundit në Fier, situata ka filluar të stabilizohet, veçanërisht në fshatin Hasturkas, ku banorët po shohin përmirësime pasi uji po tërhiqet nga shtëpitë.
Megjithatë, pjesa më e madhe e tokave bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura, duke shkaktuar vështirësi serioze për fermerët.
Humbjet e prodhimeve dhe dëmtimet në tokat e kultivuara rrisin shqetësimet për sezonin e ardhshëm të bujqësisë dhe ndikojnë negativisht në ekonominë lokale.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të përshpejtuar largimin e ujit dhe rikuperimin e tokave të përmbytura.









