Situata në Iran mbetet e tensionuar, pas dhjetëra ditëve protestash që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 2,000 personave.
Qeveria iraniane po ushtron presion të shtuar ndaj qytetarëve që protestojnë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me vëmendje zhvillimet.
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se po qëndron në gatishmëri për çdo skenar të papritur lidhur me trazirat në Iran.
Zëdhënësja e ushtrisë izraelite theksoi se situata në Iran mbetet një çështje e brendshme, por Izraeli do të reagojë në rast nevoje.
Në qershor, tensionet mes dy vendeve rezultuan në një konflikt 12-ditor, që shkaktoi qindra viktima në të dyja anët. Kohët e fundit, Irani ka paralajmëruar sulme ndaj Izraelit nëse ndërmerren veprime ushtarake nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara.









