Qeveria e përkohshme e Venezuelës ka nisur lirimin e disa qytetarëve amerikanë të arrestuar në muajt e fundit, konfirmoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Një zëdhënës i këtij institucioni e vlerësoi këtë veprim si një hap pozitiv dhe të rëndësishëm drejt përmirësimit të situatës.
Sipas autoriteteve amerikane, një ekip diplomatik udhëtoi në Venezuelë për të ndihmuar procesin e lirimit.
Të paktën pesë amerikanë ishin ndaluar më herët nga autoritetet venezuelane, në një praktikë që SHBA e ka konsideruar presion politik.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi autoritetet e reja në Venezuelë nisën lirimin edhe të disa të burgosurve politikë, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për uljen e tensioneve dhe ndjekjen e paqes.









