Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës.
Si pasojë, ka humbur jetën Leun Kastrati, 28-vjeçar nga Turjakë e Malishevës, Kosovë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, kur një autocisternë humbi kontrollin, përplasi barrierën ndarëse dhe më pas u përmbys duke goditur një furgon tjetër.
Dy persona të tjerë mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor. Autoritetet sllovene po hetojnë rrethanat e aksidentit.









