-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina: Gati për të ndihmuar në uljen e tensioneve me Iranin, kundër politikës së imponimit

Kryesoret

Kina ka bërë të ditur se është e përgatitur të kontribuojë në mënyrë aktive për zbutjen e tensioneve që lidhen me Iranin, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konflikteve rrezikon të rikthejë marrëdhëniet ndërkombëtare në një “ligj të xhunglës”.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi se Pekini kundërshton përdorimin ose kërcënimin me forcë dhe mbetet i vendosur kundër çdo përpjekjeje për imponim politik apo ushtarak ndaj vendeve të tjera.

Ai shprehu mbështetjen e Kinës për përpjekjet e Iranit në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe mbrojtjen e interesave të tij legjitime, duke vlerësuar se Teherani do të jetë në gjendje të kapërcejë sfidat aktuale.

Wang Yi u bëri thirrje palëve të përfshira të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të zgjedhin dialogun si rrugë zgjidhjeje, duke nënvizuar se Kina është e gatshme të luajë një rol lehtësues për uljen e tensioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit