Trupi i Floresha Prengut, 35-vjeçares shqiptare nga Trento, u gjet mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth 40 kilometra larg qytetit. Familja e identifikoi trupin e saj.
Floresha, nënë e dy vajzave, ishte zhdukur më 22 tetor, pasi doli nga shtëpia për në punë dhe nuk u kthye. Burri i saj kishte dhënë alarmin menjëherë. Autoritetet nisën kërkime intensive në male dhe lumenj, duke përfshirë zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë.
Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë si një grua të përkushtuar ndaj vajzave të saj. Nuk janë dhënë ende detaje mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së trupit.









