Partizani e nisi vitin me humbje, duke u mundur 1-0 në transfertë nga Vora. Fitorja vendase u vendos në minutën e 90 nga Dario Daka, duke bërë festë në inagurimin e stadiumit të rikonstruktuar.
Skuadra e Kërnajës kishte shansin për të kaluar në avantazh më parë, por Rrok Toma gaboi një penallti në fund të pjesës së parë.
Pas këtij rezultati, Partizani mbetet në vendin e 6 me 23 pikë, ndërsa Vora ngjitet një pozicion më lart në renditje.









