-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

42-vjeçari shqiptar arrestohet sërish në Itali pas hyrjes ilegale

Kryesoret

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë pas një kontrolli rutinë mëngjesin e 15 janarit, pasi kishte hyrë në Itali pa leje, duke shkelur një urdhër dëbimi pesëvjeçar.

Ngjarja ndodhi në Morolo, ku gjatë një operacioni kundër krimeve të pronës, oficerët ndaluan një mjet “Mercedes Benz C-Class” të drejtuar nga shqiptari.

Kur e pa patrullën, ai u përpoq të largohej fshehurazi, por u kap dhe u shoqërua për identifikim.

Pas hetimeve, rezultoi se shqiptari ishte në shkelje të urdhrit të lëshuar në gusht 2021 nga autoritetet italiane, që i ndalonte rikthimin në vend për një periudhë pesëvjeçare.

Ai u vendos në arrest shtëpiak në Supino dhe do të paraqitet përballë gjykatës për shkeljen e ligjit të imigracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit