Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.
Mjegulla do të shfaqet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.









