-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: Sfida jonë kryesore është të garantojmë përvoja të denja për turistët

Kryesoret

Turizmi në Shqipëri ka arritur shifra rekord në vitin 2025, me 12.4 milionë turistë të huaj, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar. Kryesisht, vizitorët nga rajoni kanë dominur, me Kosovën si tregun kryesor, ndërsa edhe tregjet e Bashkimit Evropian dhe segmentet Trans-Atlantik kanë shënuar performancë pozitive.

Megjithatë, ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, paralajmëroi se për të mbajtur këtë ritëm, Shqipëria ka nevojë për kapacitete më të mëdha akomoduese dhe një shërbim cilësor për të siguruar një përvojë të kënaqshme për vizitorët, pa e rënduar jetesën e qytetarëve të saj.

“Sipas të dhënave, numri i vizitorëve të huaj në vitin 2025 ka arritur në 12,466,038, duke reflektuar një rritje prej rreth 6.6%, ose +769,960 vizitorë të huaj më shumë se gjatë vitit 2024. Nga pikëpamja e tregjeve kryesore hyrëse, vlerësohet se Kosova, si tregu kryesor rajonal, ka kaluar në 4,662,571 vizitorë në vitin 2025, me një rritje prej +232,778 vizitorë (+5.3% krahasuar me vitin 2024), duke konfirmuar stabilitetin dhe volumin e qëndrueshëm të flukseve hyrëse.

Gjithashtu, edhe tregjet e tjera të rëndësishme kanë shënuar rritje:- Italia me +41,350 vizitorë (+3.3%)- Maqedonia e Veriut me +33,026 vizitorë (+3.7%) Mali i Zi me +19,129 vizitorë (+2.5%)- Greqia me +70,507 vizitorë (+9.6%)

Performancë shumë pozitive nga tregjet e Bashkimit Evropian edhe segmenti Trans-Atlantik ka pasur rritje pozitive. Nëse turizmi vazhdon të rritet me këto ritme, atëherë sfida jonë kryesore nuk është vetëm “të kemi më shumë vizitorë”, por të garantojmë qëndresa përvoja e tyre të jetë e denjë për pritshmëritë që po krijohen ndërkombëtarisht për vendin tone, edhe jetesa, kostot, e përditshmja e qytetarëve tanë të përmirësohet, jo të vuajë pasojat e intensitetit turistik, qerave jashtë mundësive, shtrenjtimit të banesave e mbi frekuentimit pa rregulla, stresit, shfrytëzimit, zhurmës 24 orë”, tha Gonxhja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit