Në një fjalim të mbajtur në kuadër të “Foltores”, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një përmbledhje të ngjarjeve që kanë shënuar historinë e PD-së, duke e krahasuar këtë periudhë me një fenomen feniksi, që ringrihet nga hiri pavarësisht sfidave të shumta.
Ai rikujtoi vitet e para të demokracisë, pas vitit 1992, kur Partia Demokratike mundi të ngrinte Shqipërinë nga një regjim diktatorial në një ekonomi të privatizuar dhe të hapur ndaj botës.
“Në këto 13 vite në opozitë kanë qenë të vështira për ju, por ju rezistuat. Veprimtaria politike është arti i të pamundurës, dhe ne e bëjmë të mundur atë që duket e pamundur. Kemi shpëtuar PD nga shkatërrimi dhe e kemi ringritur atë, si feniksi që ngrihet nga hiri. Kemi kaluar momente të vështira, por u treguam të ndershëm dhe të besueshëm me qytetarët. Ata që erdhën në pushtet me dhunë, demokratët do t’i largojnë me votë, sepse fuqia e popullit është më e madhe se çdo regjim që përdor forcën. Shqipëria është ndryshuar thellësisht gjatë këtyre viteve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për një Shqipëri më të mirë dhe të denjë për të gjithë qytetarët e saj.”









