-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Ftesë e nderuar nga Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka marrë një ftesë personale nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë ndërkombëtare e ideuar prej tij.

Rama shprehu krenarinë për ftesën, duke theksuar se Shqipëria ftohet si anëtar themelues, një zhvillim që, sipas tij, pasqyron forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të. Në postimin e tij, Rama vlerësoi marrëdhënien e ngushtë dhe të respektuar mes dy vendeve.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme të respektuar botërisht si asnjëherë, pa diskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald j. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, thuhet në mesazhin e Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit