Policia e Kufitare e Kapshticës (PKK), mëngjesin e sotëm ka arrestur një 67 vjeçar, teksa ky i fundit tentoi të fuste 38 mijë dollarë pa i deklaruar brenda vendit.
Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro, shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.









