Një mjet i llojit skrep, i angazhuar në pastrimin e kanalit të Siavit në lagjen “10 Korriku”, ka marrë flakë gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka pësuar mbinxehje, duke shkaktuar shpërthimin e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Situata është vënë nën kontroll dhe shkaqet e plota të incidentit janë ende në hetim.









