Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar atë si të paligjshme dhe duke theksuar se nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka shpjeguar se pavarësisht se një qeveri që buron nga zgjedhjet e lira nuk mund të rrëzohet, një qeveri që është e paligjshme për shkak të farsës zgjedhore dhe korrupsionit, duhet të largohet menjëherë.
“Ju them unë ju, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë botërore të paimagjinueshme. Lajmet ishin: në zyrën e Edi Ramës shishe molotov, sepse mbron Lubi Ballukun. Ne kemi çdo të drejtë që me një kryengritje të fuqishme paqësore ta largojmë Edi Ramën nga pushteti. Kemi çdo të drejtë. Aktet që ka kryer Lubi Balluku, Edi Rama dhe ministrat e tij ndaj jush, ndaj taksave, parave tuaja, ua shumëzojnë me zero legjitimitetin. Nuk ka legjitimitet një qeveri që vjedh qytetarët”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
/5pyetjet.al









