Në ndeshjet e fundit të Superiores, Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme ndaj Bylis me rezultatin 3-0, falë golave të Urbaez, Marku dhe Maksuti.
Me këtë fitore, vlonjatët ngjiten në vendin e 8-të me 18 pikë, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9-të, po me 18 pikë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Egnatias dhe Elbasanit përfundoi me një barazim 2-2. Loukili dhe Lajthia shënuan për Elbasanin, ndërsa Fernando Medeiros i dha dy gola për kampionët e Egnatias.









