Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të tetë vendeve të synuara nga tarifat e Donald Trump.
Ajo theksoi se qeveria e saj ka zhvilluar një “dialog intensiv” me aleatët e saj, përfshirë liderët nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Frederiksen theksoi se Danimarka ka marrë mbështetje të madhe, por gjithashtu nënvizoi se kjo çështje kalon përtej kufijve të vendit të saj.
“Ne duam të bashkëpunojmë dhe nuk kërkojmë konflikt,” shtoi ajo. Kryeministrja përfundoi me mesazhin e fuqishëm se “Evropa nuk do të shantazhohet”, duke shprehur qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj kërcënimeve të mundshme për tarifa nga Shtetet e Bashkuara.









