-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Opozita nuk mund të pengojë reformat, do të vazhdojmë pa ju

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën në reformën zgjedhore dhe territoriale.

Gjatë një deklarate në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit, Balla theksoi se opozita nuk mund të pengojë realizimin e këtyre reformave dhe kërkoi që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare, duke u përqendruar në depolitizimin e administratës zgjedhore dhe një numërim më të shpejtë të votave.

“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe alibi për humbje të radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor dhe një Ndarje Administrative Territoriale funksionale. Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund të bllokoni reformat. Nëse tërhiqeni nga komisionet, kjo është shkelje e marrëveshjes dhe ne do të vazhdojmë pa ju.”

Balla e vuri theksin te reforma zgjedhore, duke kërkuar që Komisioni i Posaçëm të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare dhe të adresojë nevojën për një administratë zgjedhore të depolitizuar. Ai gjithashtu foli për urgjencën e shkurtimit të kohës për numërimin e votave dhe sugjeroi që ky proces të realizohej në qendrat e votimit për të shmangur vonesat e zakonshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit