Këto takime, të zhvilluara gjatë kësaj jave në ambientet e secilit klub, u fokusuan në sqarimin e detajuar të rregulloreve të licencimit, standardet që duhet të përmbushen si dhe në garantimin e plotësimit të saktë dhe brenda afateve të të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga klubet aplikante për licencë.

FSHF vijon të demonstrojë angazhimin e saj për një proces transparent, profesional dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e konsideruar licencimin një element kyç për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së futbollit shqiptar.

Në ditët e ardhshme, do të organizohen takime të ngjashme edhe me klubet e tjera të “Abissnet Superiore” me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e këtij procesi dhe ofrimin e asistencës për plotësimin e dokumentacionit.