Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave pas mospërputhjeve të mëdha të evidentuara gjatë rinumërimit të pjesshëm.
Ai ka theksuar se rinumërimi është i domosdoshëm për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të ruajtur besimin qytetar.
Hamza kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të veprojnë pa vonesa.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.”