-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Karaj në “5Pyetjet”: Rama nuk rrëzohet me vota, opozita duhet të çjerrë maskën në parlament

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Leonard Karaj komentoi situatën politike në Shqipëri dhe rolin e opozitës në përballjen me mazhorancën.

Ai vlerësoi se përplasjet nuk zgjidhen me zhurmë apo protesta të vonuara, por me strategji dhe qetësi në parlament, duke nxjerrë në pah dobësitë e kryeministrit dhe të mazhorancës.

“Edi Rama nuk mund ta mbrojë Belindën Balluku. Këto 10 ditë, këto 20 apo 30 ditë, nuk ka mundësi të bësh lojën që do Rama. Opozita është numër i vogël, por përsëri bën zhurmë. Gjëja më kryesore është të çjerrësh maskën aty në parlament dhe jo duke bërtitur, sepse populli e ka votuar që të flasin qetësisht. Në datën 24 shko aty, por mos bëj protestën në orën 18:00, sepse disa nuk vijnë nga i ftohti e disa nga Big Brother – këta janë popull Big Brother. Protestën duhet ta bësh në orën 11:00 dhe blloko rrugët me qetësi, siç e bëri Rama disa vite më parë. Berisha del aty dhe do t’i mbushë mendjen popullit se Rama mund të rrëzohet me vota, por akoma nuk e ka kuptuar se Rama nuk rrëzohet me vota, ose do të themi ndryshe, që do të tallet.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit