-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja i dha të drejtë për arrestin, Berisha: Vendim me pasoja të rënda

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes. Berisha u ndal te Gjykata Kushtetuese që shpalli si jokushtetues vendimin për arrestin e tejzgjatur të shtëpisë ndaj tij.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së Partisë Socialiste. Komenti i parë. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarëve, e trajton brenda 2-3 javëve. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë.

Ndërkohë nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar që nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Vendimi në çdo doktrinë, vendimi duhej shfuqizuar. Mori një vendim në favor të ‘Lubisë’ dhe lubive të tjera që do të shkojnë aty.

Vendimeve të tjera i hapi rrugë që t’i shfuqizojë. Vendimin tim nuk e shfuqizojë me pretendimin që nuk është në fuqi. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot përpara jush”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit