-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mamaja e Santiago Malkos: Dua dënim me vdekje për Leonard Dukën

Kryesoret

Më 21 janar Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të marrë vendimin për vrasjen e Santiago Malkos.

SPAK ka kërkuar 57 vite burg për vëllezërit Duka, 32 vite për Leonard Dukën dhe 25 vite për Erlis Dukën. Burgim është kërkuar edhe për katër persona të tjerë.

“Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia”, tha Leonard Duka sot.

Mamaja e Santiago Malkos akuzoi drejtpërdrejt Leonard Dukën. “Leonard Duka më ka vrarë djalin. Më solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe më tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës.

Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, tha ajo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit