-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Call Center-at kriminale!

Kryesoret

Shqipëria, (Tirana specifikisht), është bërë qendër e MAFIA-s së zhvatjes së shtetasve të huaj, kryesisht europianë, përmes mashtrimit me investime në bursa. Një skemë tipike si piramidat e ngritura në vitet 1994- 1996, që bëhet përmes telefonatave.

Këto nuk duhen ngatërruar me Call Center-at që shesin dyshekë dhe fshesa me korent.

Nga rastet e zbuluara deri tani, rezulton se këto skema zhvatëse sigurojnë dhjetra miliona Euro fitime në muaj.

Rasti më i fundit ishte tri herë skandal:

  • Së pari, që ai ushtronte aktivitet mu në qendër të kryeqytetit.

-Së dyti, skema u zbulua nga një media e huaj, në bashkëpunim me një shqiptare

-Së treti, sapo ra në duart e institucioneve shqiptare, hetimi u dekonspirua dhe mashtruesit ia mbathën bashkë me kompjuterat.

Tani, unë kam një histori timen:

Disa vite më parë, bashkë me një grup studentësh të cilëve u jepja mwsime gazetarie, hapa një portal. Kishim një zyrë 15 metra katrore, ku ishin vendosur nja 4 tavolina me kompjutera ku punonin studentët. Për nja tre vjet e mbajtën, edhe si mjet praktikimi për studentët edhe si media. Pastaj u dorëzuam, nuk e mbajtën dot… Tjetër histori kjo.

Pikërisht në këtë zyrën e vogël, në katin e dytë të një pallati, na vinin kontrolle nga tatimet dhe nga sigurimet shoqërore, duke pyetur: Çfarë është kjo? Me se merreni? Sa e kanë pagën këta që punojnë? A paguhen sigurimet?

Tani, pyetja 1 milion dollarëshe është: Këta bizneset që bëjnë dhjetra miliona dollarë në muaj, që kanë dhjetra punonjës, që kanë zyra një kat të tërë nëpër ndërtesat më të shtrenjta të qytetit, si nuk u bien në sy organeve që merren më kontrollin e aktiviteteve ekonomike?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit