Princi Harry, Duka i Sussex-it, ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Londër për të ndjekur betejën ligjore të tij kundër botuesit të gazetës Daily Mail, duke i akuzuar ata për përdorim të paligjshëm të metodave për mbledhjen e informacionit.
Padi të ngjashme kanë ngritur edhe figura të tjera të njohura, si këngëtari Sir Elton John, aktoret Elizabeth Hurley dhe Sadie Frost, dhe të tjerë, për shkak të përdorimit të pajisjeve përgjuese dhe veprimeve të tjera të paligjshme.
Në gjyq, paditësit akuzojnë kompaninë Associated Newspapers, që boton Daily Mail, për përgjumjen e bisedave telefonike dhe për përdorimin e hetuesve privatë për të siguruar të dhëna private.
Padia, e cila u depozitua në tetor 2022, është konsideruar si një ndër proceset më të kushtueshme, me shpenzime që mund të arrijnë deri në 38 milionë paund.
Ky proces është një vazhdim i padive të Princit Harry kundër mediave të tjera, përfshirë Mirror dhe Sun, për praktika të ngjashme. Ai ka fituar disa dëmshpërblime dhe ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore me disa botues.









