Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 16-vjeçare, Monika Urtari vdiq në spital si pasojë e një arresti kardiak. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Gjimnazi ku studionte nxënësja ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë.
Në këto momente të vështira jemi pranë familjes me lutje, besim dhe dhimbje të përbashkët. Kujtimi i Monikës do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. Pushoftë në paqe”, thuhet në reagimin e shkollës ku studionte 16-vjeçarja.









