Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku si pasojë e një përplasjeje mes dy automjeteve ka humbur jetën një i ri rreth 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur automjeti i drejtuar nga G. Xh. është përplasur me makinën e A. Z.
E. T., pasagjer në automjetin e G. Xh., ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, L. F., janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
A. Z. është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









