-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca do të vazhdojë të punojë ngushtë me Danimarkën dhe Groenlandën për rritjen e sigurisë në rajonin e Arktikut, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij rajoni për mbrojtjen kolektive. Pas një takimi me Ministrin e Mbrojtjes të Danimarkës, Trolls Lund Poulsen, dhe Ministren e Jashtme të Groenlandës, Viviane Motsfeldt, Rutte theksoi se investimet e Danimarkës në kapacitetet kyçe do të ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Arktik.

Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës tha se ishte diskutuar mundësia e zhvillimit të një misioni të NATO-s në këtë rajon, një propozim që po merret parasysh nga NATO. Rutte e ka vlerësuar idenë dhe ka shprehur angazhimin për të krijuar një kornizë të përbashkët për realizimin e këtij misioni.

Në një tjetër reagim, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se sovraniteti i Groenlandës dhe Danimarkës mbi këtë territor duhet të respektohet plotësisht. Kjo deklaratë pason pas shqetësimeve të ngritura lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në çështje të tilla, duke e bërë të qartë që çdo përpjekje për të sfiduar sovranitetin e këtyre dy shteteve është e papranueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit