Andri Vokrri, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou, ka shfaqur pendesë për veprën e tij, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllim të vrasë viktimën.
Gjatë marrjes në pyetje të zhvilluar pas disa ditësh, 28-vjeçari ka deklaruar se ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë të saktë për ngjarjen.
“Ishe një moment i ngatërruar. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm se makina më kishte bllokuar rrugën. E kam kërkuar të largohej që të kalonim pa pasur ndonjë aksident. Pasi nuk më dëgjoi, makina e tij e fërkoi makinën time.
Dola dhe e godita me çekiç, por nuk kam dashur ta vras,” – ka pohuar Vokrri.
Nga ana tjetër, dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, të arrestuar për moskallëzim krimi, kanë thënë se u larguan nga vendi i ngjarjes për shkak të frikës nga ajo që mund të kishte ndodhur. Ata e kishin konsideruar situatën të rrezikshme dhe nuk kishin ndërmarrë veprime për të lajmëruar autoritetet.









