-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Pasi i dëboi shqiptarët, piktori do mund ta ndihmojë spastrimin e Gazës nga palestinezët?!

Kryesoret

Siç raportojnë mediat, së shpajti do themelohet Këshilli i Paqes për Gazën, e që ngjan si të ishte projekt izraelo-amerikan që ka për qëlim ‘varrosjen’ përfundimitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e me këtë edhe të gjitha institucioneve të themeluara nga kjo Organizatë.

Me çka bota do vazhdojë të funksionojë njësoj si deri më tani – sipas ligjit të më të fortëve – por tani e rirreshtuar dhe me vetëm një ‘pronar’ që do vendosë në emër të të gjithëve – SHBA’në.

Duke qenë biznesmen që e dinë se ka gjana që nuk shiten, por që mund të blihen me shumë para, Presidenti amerikan i ka ftuar të anëtarësohen në ‘klubin e tij’ qindra drejtues botëror që janë të gatshëm të paguajnë ‘bilet hyrëse’ prej një miliardë dollarësh, e nga ku do mund të dalin falas.

Pra, Trampi i ka dërguar ftesë ‘antarësimi ’ edhe Piktorit, i cili vazhdon ta sundojë Shipërinë sipas parimit se nuk është i pafytyrë ai që gënjen, por ai që beson dhe se, sikur mos kishte budallenjë që besojnë, do zhdukej raca e poltikanëve gënjeshtarë.

Dhe duke qenë i bindur se nuk është pakësuar numri i budallenjëve që e besojnë, Kryeministri i Shqipërisë sa nuk tha se është i vetmi i përzgjedhur i Trampit, se është strateg për të cilin ka nevojë bota, e me çka u dëshmua sa të pavlerë jemi ne që pohojmë se Shqipërinë e ka bërë vend ku hajdutëria është vlerë politike që të ngjitë lart e më lart në piramidën pushtembajtëse.

Në të vërtetë, si strateg i dëshmuar për ta dëbuar popullin e vet nga vendlindja, ai edhe do mund të jetë shumë i dobishëm në këtë Këshillë. Posaçërisht nëse nuk do ecë siç duhet ndërtimi i paqes dhe nëse do duhet të zbatohet ‘plani’ izraelit për spastrimin përfundimtarë të Gazës nga palestinezët e mbetur pa kulm mbi kokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit