-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Irena Gjoka, falsifikatore e certifikuar, nuk raportoi dënimet pranë KLGJ

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar së fundmi verifikimin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim vizash në Greqi.

Sipas Berishës, verifikimi ka konfirmuar denoncimin që ai kishte bërë më herët, duke e akuzuar Gjokën për fshehje të dënimeve dhe veprimtari të paligjshme.

“Irena Gjoka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Schengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë, po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe tre muaj më pas. Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avokatët për kundërshtimin e tyre. Avokatët i kundërshtuan masat edhe në Gjykatën Administrative. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdoi falsifikimet e saj si gjyqtare në Krimet e Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ, siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit