-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Këmbëngulja e familjarëve e çoi dosjen në SPAK, Strasburgu dënoi forcën e 21 Janarit

Kryesoret

Në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar në Kryeministri, për 15-vjetorin e tragjedisë së 21 Janarit, ku katër protestues humbën jetën, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këmbënguljes së familjarëve të viktimave për të arritur drejtësi.

Ai përmendi rolin e Mrk Nikës, i cili çoi çështjen në Strasburg dhe nxori në dritë një dosje që ishte mbajtur e fshehur për vite.

“Ishte i paepuri Mrk Nika që e çoi çështjen në Strasburg dhe ktheu rrugën mbi varrin ku drejtësi kishte kyçur 21 janarin pas një farse si ai gjyq që me demek u bë për vrasjet. Vetëm përmes këmbënguljes së familjarëve dosja u vu në tryezën e SPAK. U dorëzua edhe një auto me zëra që mbahej e fshehur për vite nga mosbesimi dhe droja se ai material humbte siç kanë humbur plot gjurmë. Por ndërkohë 21 janari ka një specifikë. Ndërsa gjurmë të shumta janë humbur, ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve. Strasburgu i nënvizoi si shkelje të Konventës Europiane, përdorimin e forcës dhe mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e Kryeministrit me forcë vdekjeprurëse.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit