Më 21 janar, Parlamenti Evropian vendosi të vonojë marrëveshjen tregtare me vendet e Mercosur-it, duke e dërguar për vlerësim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje, që përfshin vendet e Amerikës Latine si Brazili, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai, është arritur pas 25 vitesh negociatash dhe përplasje brenda BE-së.
Pas një votimi të ngushtë, ku 334 eurodeputetë votuan për, dhe 324 kundër, Parlamenti e dërgoi projekt-marrëveshjen në Gjykatën e BE-së për të shqyrtuar nëse ajo është në përputhje me ligjin e BE-së.
Ky proces mund të zgjasë deri në dy vjet, një periudhë që disa e konsiderojnë si një pengesë që mund të dëmtojë përfundimisht marrëveshjen.









