Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për aderimin në Bordin e Paqes, pas ftesës zyrtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky hap hap rrugën për anëtarësimin formal të Shqipërisë në këtë strukturë ndërkombëtare.
Vendimi i qeverisë tani duhet të kalojë në Kuvend për miratim, ku çështja pritet të shqyrtohet dhe të votohet në një seancë të posaçme që do të zhvillohet të martën që vjen.
Shqipëria mori ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën disa ditë më parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare.









