Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë tjerë botërorë morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes. Ky bord është pjesë e planit të Trumpit për të rindërtuar Gazën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit. Ceremonia u zhvillua në Davos të Zvicës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Presidenti Trump u shoqërua nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Ata ishin:
- Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud
- Argjentina — presidenti Javier Milei
- Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan
- Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev
- Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa
- Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov
- Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
- Hungaria — kryeministri Viktor Orban
- Indonezia — presidenti Prabowo Subianto
- Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi
- Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
- Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev
- Kosova — presidentja Vjosa Osmani
- Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
- Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita
- Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif
- Paraguai — presidenti Santiago Pena
- Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan
- Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev









