-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtarët të shqetësuar në godinat e drejtësisë, Hoxha: Duam nga një polic për kat

Kryesoret

Çështja e sigurisë shihet si një problem serioz për gjyqtarët e vendit, në godinat ku japin drejtësi në emër të Kushtetutës dhe Republikës së Shqipërisë.

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve

“60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat. Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha.

Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla.

“Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai.

Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika çka reflekton në punën e përditshme të gjyqtarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit