Jani Aliaj, 49 vjeç, i cili dyshohet se është targetuar për një atentat të paguar, është transferuar nga autoritetet greke në një burg të burrave, pavarësisht rrezikut të njohur për jetën e tij.
Aliaj ishte dërguar më parë në një burg femrash për mbrojtje, pas kërcënimeve për vdekje, por pa ndonjë shpjegim të qartë, ai u dërgua në burgun e burrave.
Disa muaj më parë, Aliaj kishte shpëtuar nga një sulm në burg, por asnjë masë mbrojtëse nuk u ndërmor.
Gazetarët grekë shprehen se ky rast ngre pyetje mbi përgjegjësinë e autoriteteve, duke theksuar se nëse një vrasje ndodhte në komisariat, përgjegjësit do të ishin të qartë.









