-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korça përballet me kushte të vështira moti, shkollat vazhdojnë pa ndërprerje

Kryesoret

Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq, ku reshjet e dëborës dhe temperatura të ulëta kanë krijuar vështirësi në terren, përfshirë shkarje dherash në disa akse rrugore.

Sipas informacionit nga Prefektura e Qarkut, procesi mësimor në shkollat e zonës vijon pa ndërprerje, ndërsa nuk raportohet për asnjë shkollë të mbyllur.

Në njësinë administrative Moglicë, bashkia Maliq ka njoftuar se një segment rrugor lidhës mes fshatrave Kodras, Peshtan dhe Protopapë është bllokuar për shkak të shkarjeve të dherave. Ekipet e emergjencave janë duke vepruar në terren për zhbllokimin e rrugës dhe për të normalizuar qarkullimin.

Prefektura e Korçës ka deklaruar se po monitoron situatën dhe ka intensifikuar koordinimin me institucionet lokale për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe normalitetin në të gjithë qarkun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit